
Trajneri i përfaqësueses së Kosovës Muharrem Sahiti ka zëvendësuar kapitenin e ekipit, Samir Ujkanin për të marrë duartrokitjet e tifozëve pak minuta para se të mbyllej takimi, këta fundit kanë bërë të kundërtën, kanë fërshëllyer kapitenin e përfaqësueses.
Ky reagim ka ardhur si pasojë e pësimit të golave, të cilët nuk janë pritur aspak mirë nga tifozët dhe që kanë bërë këtë reagim ndaj Ujkanit.
Kapiteni nuk ka reaguar, madje është parë të dalë i qetë nga fusha, duke mos kundërshtuar tifozët, por duke i lënë këta të fundit të shprehin mendimin e tyre nëpërmjet këtij reagimi edhe pse jo i hijshëm.
Poll