Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

VIDEO/ Panik në ndeshjen e Superligës së Kosovës, sulmuesi 23-vjeçar bie pa ndjenja pas përplasjes së FORTË, pëson hemorragji

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Panik në ndeshjen e Superligës së Kosovës, sulmuesi
Pamje nga momenti

Momente ankthi në ndeshjen e sotme të Superligës së Kosovës mes Gjilanit dhe Malishevës. Shkak u bë një përplasje e futbollistit të Gjilanit, Oltion Bilallit me portierin e Malishevës, Ilir Avdylin.

Futbollisti i Gjilanit mbeti pa ndjenja në fushën e lojës, duke krijuar panik të madh. Menjëherë u kërkua ndihma e stafeve mjekësorë të të dyja ekipeve, të cilat ndërhynë në çast.

Kjo sfidë u ndërpre përreth 15 minuta për t’i ardhur në ndihma Bilallit. Ky i fundit është transportuar menjëherë drejt spitalit për kujdes dhe kontroll më të imtësishëm. Ndërsa për këtë situatë ka folur edhe drejtori i Gjilanit, Syart Rrahmani.

“Në bazë të informatave që kemi marrë, Oltioni ka gjakderdhje të brendshme në kokë. Sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetën, por do të shohim. Oltionin e kanë nisur për në QKUK në Prishtinë. Edhe ne tash do të nisemi drejt Prishtinës”, u shpreh Rrahmani për “Koha”.

Pamje nga momenti

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga