
Drita
Skuadra e Dritës është zyrtarisht kampione e Superligës së Kosovës për këtë edicion. Ekipi gjilanas arriti ditën e sotme një fitore me shifrat minimale 1-0 ndaj Llapit në javën e 32-të të kampionatit.
Drita arriti sot të shtojë në kabinet titullin e katërt kampion të Superligës së Kosovës. Më parë ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani arriti të fitojë për herë të fundit titullin në Kosovë në sezonin 2019/20.
Gjithashtu ditën e sotme, Ferizaji arriti një fitore të rëndësishme ndaj Suharekës në transfertë me rezultatin 2-1.
Poll