
Suhareka
Ditën e sotme janë luajtur dy ndeshje të Superligës së Kosovës, të vlefshme për javën e 33-të. Në këto dy duele u shënuan 4 gola, teksa nuk kishte surpriza.
Dukagjini barazoi 0-0 përballë Prishtinës, në një ndeshje të luftuar, por pa gola. Kryeqytetasit me 44 pikë mbajnë vendin e 6-të, ndërsa skuadra e Dukagjinit me 42 pikë renditet i 7-ti.
Ndërkohë që Suhareka triumfoi në transfertë 1-3 përballë Feronikelit. Golat për suharekasit u shënuan nga Berisha, Susuri dhe Zeka, ndërsa të vetmin për Feronikelin e shënoi Qorri.
Me këtë fitore, Suhareka shkon në kuotën e 36 pikëve, duke mbajtur gjallë shpresat e mbijetesës. Në krahun tjetër, Feronikeli mbetet në vendin e fundit me vetëm 15 pikë të grumbulluara.
Poll