
Drita 4-2 Suhareka
Superliga e Kosovës po shkon drejt fundit për këtë sezon, kanë mbetur edhe 6 javë para fundit. Ekipi i Dritës vijon të jetë në krye të tabelës me një avantazh prej dhjetë pikësh nga Ballkani.
Por diçka historike mund të ndodhë për herë të parë në Superligën e Kosovës javën e ardhshme. Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani, ka mundësi të shpallet kampione në Kosovë 5 javë përpara fundit.
Ky skendar ndodh vetëm nëse Drita do të mposhtë Ferizajin dhe Malisheva të mundë Ballkanin. Në historinë e Superligës së Kosovës nuk ka ndodhur kurrë më parë që një ekip të sigurojë titullin kampion 5 javë përpara përfundimit.
Poll