
Florent Hadërgjonaj dhe Milot Rashica
Florent Hadërgjonaj po bën mjaft mirë këtë sezon me skuadrën e Alanyaspor në Turqi. Mbrojtësi i djathtë, ka shkëlqyer deri më tani, teksa po bëhet gati për aventurën e re në merkaton e verës.
Një lëvizje e papritur pritet nga Hadërgjonaj, me shqiptarin i cili ka interes serioz nga Irani. Është skuadra e Prespolis, ekipi që kërkon me çdo kusht shërbimet e 30-vjeçarit nga Kosova.

Florent Hadergjonaj
Kontrata e këtij të fundit me Alanyaspor përfundon në qershor, ndërsa “shtëpia” e tij e ri pritet të jetë Irani. Kujtojmë që Hadërgjonaj në 32 paraqitje këtë sezon, ka shënuar 5 gola e asistuar në 5 të tjerë.
Poll