
Në Ekuador një aksident i rëndë u ka marrë jetën 12 tifozëve të një ekipi futbollit. Tifozët e Barcelonës së Guayaquilit ndodhehin në autobusin e klubit të tyre që po i transportonte jashtë qytetit të Cuencas, ku kishin ekipi i tyre kishte zhvilluar një takim me skuadrën vendase. Nga mediat ekuadoriane raportohet se shoferi i autobusit ka marrë kthesën keq në kilometrin e 57-të duke humbur kontrollin e mjetit i cili është përmbysur. Përveç viktimave ka dhe 30 të plagosur.
Poll