
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku për pasojë ka humbur jetën basketbollisti Përfaqësueses së Kosovës, Gazmend Sinani. Lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakoshme të sportistit e ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës nëpërmjet një postimi në në faqen zyrtare.
Në automjetin që është përplasur kanë qenë dhe të tre lojtarë të tjerë, Gazmend Sinani, Granit dhe Fisnik Rugova, Altin Morina si dhe fizioterapisti Kujtim Shala, të cilët kanë pësuar vetëm disa lëndime por që mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Kujtojmë që përveç Prishtinës, Sinani ka qenë edhe pjesë e akademisë së Fenerbahçes në Turqi, ndërsa në Kosovë ka luajtur për skuadrën e Bashkimit të Prizrenit dhe Rahovecin.
[gallery columns="1" size="full" ids="249497"]