Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tradhëtuan Berishën për socialistët, Stresi s’kursen Çiljetën dhe Andi Lilën: Servila…

Shkruar nga NEWSPORT

Këtë fushatë zgjedhore partitë politike kanë shfrytëzuar kreativitetin dhe grumbullimin e sa më shumë personazheve të njohur për t’i mbështetur në garën e tyre për zgjedhjet e 14 Majit dhe për të fituar kështu edhe simpatinë e popullit.

Kemi parë që shumë artistë të cilët prej vitesh ishin pozicionuar nga të djathtët, këtë fushatë u shfaqën krah kandidatit socialist për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliajt.

Nëse dikur kemi parë Çiljetën, Ermal Mamaqin apo Andi Lilën në krahë të Sali Berishës në fushata zgjedhore, këtë vit ka qenë krejt ndryshe dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak reperit të njohur dhe demokratit të flakët, Stresit.

Në një nga faqet në rrjet Stresi ka komentuar dhe ka sulmuar hapur VIP-at që kanë dalë në mbështetje të Veliajt. Pa asnjë hezitim ai i ka quajtur Çiljetën dhe Andi Lilën si “më servilat”, duke theksuar se ka qenë vetë dëshmitar kur ata ishin kundër Edi Ramës.

“Çiljeta dhe Andi Lila sepse të dy i kam dëgjuar nga afër si e shanin Ramën dhe Veliajn kur ishin me ne, por njerëz të tillë ka plot kshu që sna bën më përshtypje”, shkruan Stresi.

Ndërsa më tej ai ka siguruar fansat dhe mbështetësit e PD-së që do vazhdojë të jetë demokrat: Kam lind demokrat dhe ashtu do vdes.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga