
Drejtori i Tottenham Fabio Paratici është dorëhequr nga posti i tij si drejtues i menaxhimit të klubit. Ky vendim i tij erdhi pas bllokimit që i bëri FIFA për të mos hyrë në stadiume. Organi më i lartë i futbollit e mori këtë vendim pasi ish klubi i Paratcit Juventus u gjend fajtore mbi disa llogari të rreme.
Ndalesa për Paraticin fillimisht ishte vetëm për në Itali por tani FIFA mori vendim që ndalesa të zgjerohej kudo në botë. Tottenham i kërkoi llogari FIFA-s dhe sqarime të mëtejshme. Por sot ka qenë vetë Paratici që ka propzuar dorëheqjen nga posti i drejtimit në klubin londinez. Ky është një tjetër largim i rëndësishëm nga Tottenham pas atij të Antonio Conte i cili u largua nga posti i trajnerit vetëm pak ditë më parë.