Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

VENDI

“Topi hyri gjysmë metri brenda”, trajneri i Tomorit akuzon: Nëse e kam gabim, nuk merrem më me futboll

Shkruar nga NEWSPORT
“Topi hyri gjysmë metri brenda”, trajneri i Tomorit akuzon:

“I zhgënjyer nuk e them kurrë, jam krenar për ekipin në çdo lloj aspekti. Që nga fillim e kemi arritur me meritë, te gjykimi pastaj t’ia lëmë të tjerëve. Nga rezultati i zhgënjyer normalisht se në futboll duhet të rrihesh në mënyrë loje, jo nga të tjera.

All - Paragraf - 3

I kemi me video, po ta shikoni, është gol. Ka hyrë topi brenda, ka hyrë gjysmë metri brenda. Nëse e kam gabim, nuk merrem më me futboll. Nga mënyra e lojës jam krenar, pastaj ndikojnë persona të tjerë. Në pjesën e lojës triumfuam në çdo lloj aspekti dhe kjo u pa.

Deri këtu ku erdhëm, kemi ardhur me meritë. U thashë djemve më mirë e mbyllim me dinjitet si luajtëm, me mënyrat e tjera nuk mbaj përgjegjësi. Po i fal të gjitha të tjerat, merr vetëm golin e anuluar, për këto ndahet futbolli, në gjëra të vogla. Nuk duhet të ndikojnë gjërat e jashtme.

Desha të shkonim në fazën tjetër, që djemtë të afirmoheshin e krijonim një grup të mirë. Gjithsesi nuk deshën të na linin. Loja e mirë është realisht, por nuk quhet fat. Fat është kur nuk hyn topi, ne e bëmë golin e nuk na e quajtën.

Jam shumë krenar, shumë i kënaqur nga djemtë, krenar që punova dhe ishalla kanë vazhdimësi e vitin tjetër ta ruajmë se me këtë grup do të vijmë drejt Superiores”, tha Arbëri.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7