Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Tomislav Bushic në superformë, Gjilani i Mezanit fiton testin e parë në tokën turke

Shkruar nga NEWSPORT
Tomislav Bushic në superformë, Gjilani i Mezanit fiton testin e

Gjilani triumfon në përballjen kundër Neftchi Kochkor. Skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani ka fituar sfidën e parë miqësore në tokën turke.

Me një gol në pjesën e dytë të takimit, me autor sulmuesin kroat, Tomislav Busic, skuadra e Gjilanit ka sfituar përballë skuadrës nga Kirgistani, FC Neftchi Kochkor.

Takimi i sotëm, që ishte dhe i pari në tokën turke për skuadrën e Gjilanit, prodhoi lojë të mirë me shum raste, ku futbollistët treguan formë të lartë fizike në këtë ndeshje.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Gentian Mezani, e dominoi takimin duke krijuar disa raste të tjera të mira për shënim, por në fund u mjaftuan me rezultatin 1 me 0. Golin e vetëm të realizuar në pjesën e dytë e shënoi Tomislav Busic në minutën e 57', i cili pas një harkimi të bukur nga Gerhard Progni, me kokë i dha avantazhin ekipit kosovar, gol i cili doli të jetë vendimtar në këtë ndeshje.

Për skuadrën e Gjilanit në takimin e sotëm startuan këta futbollistë:

Haxhihamza(Terziu),Kastrati(Shameti) Veliu, Halili(Ferreira), Frashëri(Kçiku), Shabani(Kosumi), Useini, Jonuzi, Plaku(Nikac) Progni, Busic(Hajdari).

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga