Flamurtari vazhdon me përforcimet për pjesën e mbetur të sezonit. Skuadra vlonjate ka arritur të sigurojë shërbimet e ish-lojtarit të njohur që ka luajtur në Superiore.
Sipas "Transfermarket" bëhet fjalë për Fabjan Beqja, i cili ditën e sotme u largua zyrtarisht nga skuadra e Gjilanit. Tashmë lojtari durrsak do të jetë një forcë e shtuar në formacionin e Marselo Troisin.
Kujtojmë se 28-vjeçari në të kaluarën ka mbajtur veshur edhe fanelën e Besës dhe Teutës, ndërsa tashmë do të veshë falën kuqezi të Flamurtarit.
Synimi kryesorë i skuadrës së Kategorisë së Parë ështëë ngjitja në Superiore në sezonin e ardhshëm dhe eskperienca e Beqjat do të jetë shumë e rëndësishme për ekipin.
[caption id="attachment_678528" align="alignnone" width="300"] Fabjan Beqja-Transfermarket[/caption]
Vlen të theksohet se dhe Agustin Torasa është larguar zyrtarisht nga skuadra Gjilanase. Ish-lojtari i Tiranës, Partizanit dhe Flamurtarit mbetet një lojtar i ri në treg.