
Manchester City mori një fitore me aromë titulli përballë Arsenalit teksa i mposhti 4-1 në Etihad. Aktualisht janë 2 pikë pas londinezëve por kanë 2 ndeshje të prapambetrua për të zhvilluar ndaj vetëm një mrekulli nga qielli mund t’i ndalë “Qytetarët” të rrëmbejnë një tjetër titull kampion.
Pep Guardiola foli në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së rradhës me Fulham ku nuk kishte sesi t’ju shmangte pyetjeve për ndeshjen “finale” dhe e filloi kështu konferencën: “Kundër Arsenali nuk bëmë asgjë të veçantë, gjithçka ishte normale. Jemi të sigurt për ndeshjen kundër Fulhamit. kjo është ajo që na duhet dhe fitorja e ndeshjeve na ndihmon të jemi gati.”
A jeni gati për të fituar titullin?
“Ne kemi ende shtatë ndeshje të mbetura, ne duhet të luajmë lojën tonë. Pasi fituam ndeshjen e parë në Emirates, për shembull, ne barazuam kundër Nottingham Forest.
Tani po përballemi me një ekip të jashtëzakonshëm si Fulham, nuk mendojmë se ne kemi dicka te garantuar. Megjithatë, mos më keqkuptoni, edhe nëse Isha 10 pikë prapa, do t'u besoja lojtarëve të mi. Duhet t'i joshësh çdo ditë për të qenë të sigurt se do ta përfundojnë punën. Humbja gjithsesi është pjesë e konkurrencës.”
Si është të konkurrosh me Arsenalin e Artetës?
"Unë e njoh Mikelin në mënyrë perfekte, lojtarët e tij nuk do të dorëzohen. Nëse do të ishim 10 pikë përpara, do të thosha se ka mbaruar, por ne jemi 2 pikë prapa. Nëse sezoni përfundon sot, ata do të ishin kampionë... ".