Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Titulli në Superligë, Kamberi, Rroca dhe lista e të grumbulluarve, Edy REJA: E kontaktova dhe s'morra përgjigje pozitive, kemi probleme lëndimesh

Shkruar nga NEWSPORT

Shqipëria do luajë dy ndeshje miqësore në 5 dhe 8 qershor me Uellsin dhe Çekinë. Trajneri Edy Reja ka bërë publike listën me emrat e futbollistëve, teksa shihen lojtarë nga Superliga dhe rikthime në skuadër.

Në portë janë të gatshëm Berisha e Selmani, ndërsa janë thirrur për herë të parë edhe Alen Sherri i Laçit dhe Romeo Harizaj i Apolonisë, dy gardinaët që kanë bërë mirë këtë sezon. Mbrojtja nuk ka ndryshime, teksa shihet se në mesfushë vijnë Kallaku, Çekiçi apo edhe Seferi në sulm. Në 5 qershor luajmë me Uellsin, ndërsa në 8 kundër Republikës Çeke.

Në konferencën për shtyp trajneri Edy Reja tha:

"Nuk shoh portierë që luajnë titullarë?

Së pari më bëhet qejfi që ju shoh mirë sërish. Sa I takon listës, kemi probleme me portierët pasi si Berisha dhe Strakosha kanë pasur probleme fizike. Do shohim kohën kohën e rikuperimit dhe të shohim sot edhe lojtarët që mund të marrim pasi janë ndeshjet e fundit në Superligë. Pas tyre mund të bëjmë listën finale.

Kamberi? Kam folur me lojtarin dhe menaxherin dhe nuk ka shfaqur entuziazëm të madh, nuk kemi marrë përgjigje pozitive. Do e ndjekim çështjen nëse do kemi mundësi ta marrim sërish. Ka probleme fizike mesa më tha.

Kjo nuk është lista përfundimtare sepse kemi miqësore. Edhe në listën më parë në sfidat e Nations League bëmë eksperimente për të parë lojtarë të rinj. Janë shumë lojtarë në listë pasi kemi shumë cilësi dhe në shtator do jemi më të qartë. Janë shumë lojtarë që luajnë në Europë, të rinj që mund të jenë pjesë e kuqezinjve në të ardhmen.

Dermaku dhe Mihaj nuk janë mirë fizikisht, Hysaj ka probleme me rinovimin. Janë dy ndeshje të rëndësishme sepse kundërshtarët që luajmë në miqësore do luajnë në Europian. Dy teste shumë të mira për të para përgatitjet tona. Luajnë formë të ndryshme edhe në fushë, me skema jo të ngjashme. Kur të mbarojmë këto ndeshje do bëjmë një vlerësim.

Bajrami? Kam folur me të dhe më ka dhënë se do të luajë për ne, është një lojtar me cilësi të mëdha, për mos dhënë më I miri në gjithë Serinë B. Të shpresojmë që të zgjidhet ky problem dhe ta kemi sa më shpejtë pjesë tonën.

Kur të vijnë të gjithë do ulem të flas, nuk janë thjesht dy ndeshje miqësore. Ka qenë një sezon I ngjeshur dhe I kam lënë pushim. Të shtunë do jemi këtu edhe do flas me ta, motivimi është aty sepse luajmë me lojtarë të rëndësishëm dhe besoj se do jemi të karrikuar.

Superliga? Ka qenë një kampionat I bukur dhe do jem në Durrës të ndjek ndeshjen. Ka qenë kampionat i ekuilibruar, Salihi do jetë në Shkodër dhe do kemi përfaqësues në çdo fushë ku luhet titulli.

Napoli? Marrim rastin e Napolit me Veronën, dukej ndeshje e lehtë dhe e patë ç'ndodhi. Për pjesën e pankinës nuk kam pasur kontakt edhe pse kam raport të shkëlqyer me Napolin. Asnjëherë nuk dihen sesi janë rezultatet. Më vjen mirë për Atalantën dhe Milan.

Kundërshtarët? Kanë një formë në rritje skuadrat që kemi në grup. Të jemi të përgatitur që në shtator të vijmë sa më në formë. Lojtarët që nuk kanë qejf të vijnë dhe rasti Kamberi? Kemi një strukturë dhe një grup lojtarësh me kualitet, të gjithë lojtarët duhet të jenë të gatshëm dhe të ndihem pjesë e saj. Nëse vijnë, luajnë ose jo janë pjesë e saj dhe motivimi të jetë sa më I lartë. Kamberi ka probleme, e kam provuar në ekipin e parë në stërvitje por mbase donte të luante. Ka disa ndeshje që nuk është mirë, ka probleme dhe mbase janë në kokën e tij. Do tentojmë dhe mbase shohim pozicionin.

Kam folur me prindërit e disa lojtarëve të moshave 2004-05, ka shumë entuziazëm, kjo na duhet. Ka shumë lojtarë të mirë që kanë luajtur edhe me ekipe të tjera dhe kjo na duhet, entuziazmi.

Rroca dhe Gjasula? Rrocën e kemi ndjekur dhe është interesant si lojtar. Sa I takon Gjasulës, ka pasur probleme fizike dhe ka ndryshime në klubin e tij. Skuadra e tij do nisë grumbullimin shumë shpejt, më kërkoi lejë nëse mund të mos ishte në këto ndeshje dhe ne duhet të mbështesim lojtarët. Kam Abrashin dhe Ramadanin në këto role por na duheshin cilësitë e tij", tha Reja.

Lista:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga