
Kombëtarja shqiptare do të rikthehet të luajë lëtë të shtunë në “Air Albania” për t’u përballur me Moldavinë në orën 20:45 për kualifikueset e Euro 2024. Ndeshja e parë në shtëpi e këtyre kualifikueseve dhe interesi nga tifozët është shumë i madh.
Tifogrupet kryesore kanë nisur përgatitjet dhe dyshja “vëllazërore”, Tirona Fanatics e Shvercerat Shkup kanë dalë me njoftim ku bëjnë me dije se do të rikthehen të jenë sërish krah njëri-tjetrit në mbështetje të ngjyrave kuqezi.
Dy tifozëritë e Tiranës dhe Shkupit ruajnë prej vitesh një marrëdhënie vëllazërore teksa sezonin e shkuar ishin prnë njëri-tjetrit duke festuar titujt respektiv në Shqipëri e Maqedoni të Veriut.
Poll