
Tifogrupi "Tirona Fanatics" ka vendosur që të bojkotojë takimin e ndeshjes së basketbollit, mes Tiranës dhe KK Blokotehna.
"Fanaticsat" nuk do të jenë të pranishëm në pallatin e sportit, pasi policia kërkon kartat e identitetit dhe sipas tifozgrupit, kjo nuk është në mentalitetin e ultrasve.
Pavarsisht se nuk do të jenë të pranishëm, "Fanaticsat" i kanë uruar suksese ekipit të tyre.
Kujtojmë, që deri pak m,uaj më parë, ky tifogrup bojkotoi ndeshjet e ekipit të futbollit, pas problemeve me kryesinë e klubit.
Poll