Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana zbret në fushë, Ngoo dhe Halili mbesin jashtë stërvitjes

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana zbret në fushë, Ngoo dhe Halili mbesin jashtë

Tirana ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e ardhshme kundër Skënderbeut. Lojtarët janë vënë nën urdhrate trajnerit Jul Ahmataj, ndërsa në sy ka rënë mungesa e Michael Ngoo dhe Grent Halilit. Të dy sulmuesit kanë pasur probleme fizike ndaj dita e djeshme ka qenë pushim për ta. Anglezi ka lodhje muskulore, ndërsa Halili ka pësuar një kontraktim në kofshë.

Deri në javën e ardhshme të dy lojtarët priten të jenë gati për të dhënë kontributin e tyre në fushën e vështirë të Korçës. Pas barazimit pa gola kundër Vllaznisë, në transfertë do të synohet një rezultat pozitiv. Euforia është në anën e bardhekuqve pas triumfit fantastik 2-3 kundër Bylisit në Ballsh. Tirana gjendet në vendin e katërt me 19 pikë, ndërsa Skënderbeu i Dajës me 2 pikë më pak në vendin e shtatë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga