Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

TIRANA tentoi sulmuesin e LAÇIT? 26-vjeçari zbulon të vërtetën për problemet në zemër dhe interesimin e KUKËSIT

Shkruar nga NEWSPORT
TIRANA tentoi sulmuesin e LAÇIT? 26-vjeçari zbulon të

Kyrian Nwabueze ka folur për gjendjen e tij shëndetësore si dhe interesin e klubeve të Superiores për shërbimet e tij. Sulmuesi i Laçit që po kalon një formë të jashtëzakonshme, është shprehur se problemet në zemër janë diçka që i përkasin së shkuarës.

Sipas tij, asgjë s'është e vërtetë pasi tashmë gëzon shëndet të plotë, gjë të cilën e konfirmojnë edhe 11 golat e shënuar. 26-vjeçari amerikan me origjinë nigeriane është shprehur për "Procesin Sportiv":

"E kam vënë re që flitet se kam probleme me zemrën. Ju e shihni se çfarë po bëj unë. Unë po bëj gola, si mund ta bënte një lojtar me probleme me zemrën? Nuk mund të them që jam moskokëçarës, se këto më kanë shoqëruar gjithmonë.

 Më thërrasin te Laçi "Kiri" se nuk ma shqipërojnë dot emrin e saktë. Do të më pëlqente të kisha një fanellë të Henry apo Drogba", ka thënë futbollisti nigerian me pasaportë të Amerikës.

Golat? Golashënuesi në sezonin e shkuar ishte 13 gola, ndërsa unë 11 gola deri tani. Nuk është e vërtet që Tirana ka qenë e interesuar për mua. Kukësi po, por asgjë konkrete", ka thënë ndër të tjera ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga