Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana-Skënderbeu në "Air Albania", FSHF-ja i beson gjyqtarit më të mirë të 2019-të

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana-Skënderbeu në "Air Albania", FSHF-ja i beson

Tirana-Skënderbeu është supersfida e ditës së sotme në Kategorinë Superiore. Java e 22-të do të hapet në orën 17:00 në "Air Albania", me bardheblutë që do të kërkojnë të marrin fitoren e 8-të radhazi në kampionat.

Kualifikimi në Kupë dhe fitorja në Shkodër ka rritur edhe më shumë besimin në kampin bardheblu dhe sot kërkojnë 3 pikët e radhës për marrë kryesimin e më pas të presimin transfertën e Kukësit ndaj Bylisit.

FSHF-ja i ka besuar këtë takim gjyqtari më të mirë për vitin e kaluar, Kridens Meta, ndërsa asistentët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Mariglen Llukmani. Me shumë mundësi kjo ndeshje edhe pse nuk dihet ende me siguri, do të gjykohet me 4 arbitra dhe jo 6-të pasi mendohet t'i jepet më shumë përparësi sfidës Bylis-Kukësi duke çuar edhe gjyqtarë pas porte.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga