Është mbyllur miqësorja e sotme mes Tiranës dhe Tërbunit me rezultatin e thellë 6-1 për bardheblutë. Skuadra e drejtuar nga Egbo ka “shpartalluar” skuadrën e Kategorisë së Parë duke treguar një formë mjaft të mirë para sfidës me Bylisit.
Një ndeshje e mirë për Tiranën që shënon 6 herë në portën e Tërbunit, ndërsa miqtë gjejnë vetëm njëherë rrugën e rrjetës. Ky takim u zhvillua në kompleksin “Skënder Halili” dhe u arbitrua nga ish-gjyqtarin Lorenc Jemini.
Golat: Hoxhallari, Halili (2), Dunga (2), Morina
Formacioni i Tiranës: Lika, Doka, Vangjeli, Muça, Hoxhallari, Celhaka, Batha, Halili, Cobbina, Torasaa, Ngoo

Galeria fotografike ()
Poll