
Tirana arriti të merrte një fitore të rëndësishme 3-0 ndaj Laçit. Një fitore që pothuajse kualifikon në gjysëmfinale Tiranën. Në intervistën e tij pas ndeshjes për "SuperSport", trajneri Mema u shpreh i kënaqur me rezultatin e marrë, por shprehet se ende nuk ka përfunduar asgjë.
"Nuk jam shumë i kënaqur pasi kemi patur edhe probleme si në fazën e mbrojtjes dhe në sulmë, por rezultati më kënaq. E kishim përgatitur mjaft mirë ndeshjen pasi e njohim mirë Laçin nga ndeshjet që kemi luajtur.
Duhet të jemi me këmbë në tokë një rezultat i tillë na jep garanci, por ne duhet t'i bëjmë hysmetin për të administruar këtë rezultat pasi dhe Laçi nuk do të jetë njësoj si në këtë ndeshje.
Kur ekipi luan mirë nuk kam pse të ndryshoj lojtarë. Kush do të jetë i gatshëm do të luaj. Dhe përsa i përketë Gentian Muçës kur të jetë gati do të luaj. E kam në krah sepse më ndihmon shumë, por çdo lojtarë kur të jetë gati do të luaj kjo është ajo që kam vendosur unë.
Këtë javë është afruar dhe Sentamu dhe Oduamadi dhe unë besoj se Tirana e ka kontigjentin për të përballuar si kampionatin dhe Kupën. Nuk kam ndryshuar formacion pasi kjo skuadër gjatë vitit 2019 ka zhvilluar shumë ndeshje pozitive dhe në këtë mënyrë nuk kemi ndryshuar shumë. Por, kemi pasur dhe disa ndryshime të vogla dhe në fushë luan ai që është i gatshëm", u shpreh Mema.