Tirana do të luajë ditën e sotme sfidën e radhës në kampionat ndaj Kukësit. Bardheblutë zbresin ën “Selman Stermasi”, në orën 16:30 dhe kërkojnë të rikthehen te fitorja. Pas humbjes ndaj Skënderbeut, te Tirana duan të rikthejnë qetësinë me një fitore ndaj një rivali si Kukësi.
Trajneri Ahmataj ka vendosur në kokën e tij dhe për formacionin që do të hedh në fushë për këtë takim. Me Osmanin dhe Dungën që mungojnë për shkak dëmtimi, nga minuta e parë pritet të luajë Gent Muça së bashku me Hoxhallarin. Nga krahët Vangjeli e Doka, ndërsa në mesfushë Batha, Çelhaka. Më të avancuar treshja Cobbinah, Hasani, Halili në mbështetje të Ngo që do të udhëheq majën e sulmit. Në stol pritet të ulen, Torasa, Cale, Karabeci, Imami. Kukësi. Tirana nuk fiton me Kukësin në kryeqytet që prej nëntorit të 2015 dhe trajneri Ahamataj kërkon të thyejë këtë tabu me bardheblutë.