Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Tirana nuk pati asnjë shans dhe fitoi", Habit DOVEDAN: Me këta lojtarë Bylis nuk është ekip serioz

Shkruar nga NEWSPORT
"Tirana nuk pati asnjë shans dhe fitoi", Habit DOVEDAN: Me

Është mbyllur në Selman Stërmasi ndeshja e kthimit të Kupës së Shqipërisë mes Tiranës 2-0 Bylis. Bardheblutë kanë bërë autokritikë për rezultatin dhe zhurmën që u bë për ndeshjen e parë në Ballsh, duke prekur kështu finale e Kupës së Shqipërisë.

Për bardheblutë shënuan Muçi në minutën e 7 dhe Hoxhallari në të 25 minutë. Tirana shkon kështu në finale e Kupës së Shqipërisë, duke pritur e qetë ndeshjen e orës 20:45 mes Teutës dhe Kukësit (0-0) për të mësuar kundërshtarin. Ndeshja finale do të luhet në 2 gusht në "Air Albania Stadium".

Për Gol pas Goli, pas ndeshjes foli trajneri I Bylis Veljko Dovedan:

Raste të shpërdoruara dhe finalizimet? Kishim dy shanse të pastra dhe nuk shënuam, Tirana nuk ka pasur asnjë shans dhe ka shënuar. Kjo tregon që nuk jemi një skuadër serioze. Ne pësum dy gola të thjeshtë dhe nuk na u dha shansi për finale.

Objektivi në tre ndeshje? Tani kemi humbur dhe duhet të shohim për të mbajtur lojtarët sezonin tjetër. Me këta lojtarë që luajtën sot Bylis nuk është ekip serioz. Kemi pësuar gola të papritur.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga