Tirana ka nisur ditën e djeshme pregatitjet për derbin ndaj Partizanit. Skuadra ka zbritur në kompleksin “Skënder Halili” ku ka nisur stërvitjen pas një dite pushim të dhënë nga drejtuesit. Pas fitores në Korçë tashmë e gjithë vemdendja është përqendruar te ndeshja e radhës që do të luhet ditën e premte. Të gjithë lojtarët kanë qenë të pranishëm në seancën e parë stërvitore me përjashtim të sulmuesit Ngoo. Sulmuesi ka ka marr një ditë më shumë pushim se pjesa tjetër e skuadrës dhe ka udhëtuar drejt Greqisë. Shtatëlarti pritet të rikthehet shumë shpejt për të nisur menjeherë stërvitjen.
© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.