Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

TIRANA në sulm, Bruno DITA u mbyll derën bardhebluve për tjetër skuadër

Shkruar nga NEWSPORT
TIRANA në sulm, Bruno DITA u mbyll derën bardhebluve për

Bruno Dita është lakuar shpesh si një nga lojtarët që do të mund t'i bashkohej skuadrës së Tiranës në këtë merkato verore. Por, forma dhe paraqitja e mrekullueshme me Skënderbeun, ka rënë në sy edhe përtej kufinjve tanë. Edhe pse ka pasur një dëshirë për t'u veshur bardheblu, në fund shtatlarti ka zgjedhur t'i thotë "Po" Shkëndijës së Tetovës.

Burime të besueshme bëjnë me dije që mes palëve ka një akord paraprak dhe gjithçka do të bëhet zyrtare kur të hidhet e "zeza mbi të bardhë" pas përfundimit të sezonit. Nga ana tjetër, edhe drejtuesit e Tiranës kanë pasur gati çekun e bardhë për 27-vjeçarin, por mësohet se bisedimet me Shkëndijën kishin nisur prej kohësh. E në këto kushte, Dita s'mund të bënte "prapa-kthehu".

Duhet theksuar se nuk ka asgjë zyrtare dhe vetëm në fillimin e merkatos verore do të shihet se çdo do të ndodhë në kampionatin shqiptar me "hyrje-daljet".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga