Tirana luan sot ndeshjen e vlefshme për turin e dytë të Conference League kundër Zrinjski në Bosnje. Trajneri Shehi duket që ka menduar çdo gjë deri në detajin më të vogël për këtë takim. Optimizmi në kampin bardheblu duket i lartë dhe një rezultat pozitiv nuk do të ishte aspak surpizë, duke parë kështu dhe paraqitjen në takim e parë.
Në “Air Albania” çdo gjë u vendos nga një penallti për miqtë në minutën e 12-të e cila u shndërrua në gol duke e mbyllur takimin me shifrat 0-1. Sot në orën 21:00 trajneri Shehi dhe të besuarit e tij do të zbresin për të dhënë maksimumin në këtë sfidë. Idetë për titullarët duket që i ka të qarta.
Formacioni i mundshëm:
Bekaj, Tozhevski – Behiratche – Najdovksi – Ismajlgeci, Totre – Aleksi – Limaj, Seferi – De Silva – Xhixha.