
Sulmuesi ugandez i Tiranës Yunnus Sentamu ende nuk i është bashkuar ekipit bardheblu në fund të përgatitjeve për nisjen e aktivitetit futbollistik shqiptar. 24-vjeçar ende nuk është kthyer nga vendlindja për të dhënë kontributin për të pjesën e dytë të sezonit. Ndërkohë që e gjithë skuadra është në kryeqytet duke u impenjuar maksimalisht për takimet ndaj Flamurtarit (Kupë) dhe Kamzës (kampionat) nuk ka të dhëna se kur do të kthehet Sentamu.
Lojtari ka qenë titullar në gjysmën e parë të sezonit dhe rëndësia për ekipin dhe trajnerin Mema është e madhe në këtë situatë që 24-herë kampionët duhet të bëjnë kthesën.
Poll