
Tirana do të luajë sot sfidën e javës së 11-të të Superligës. Bardheblutë luajnë në transfertë ndaj Egnatias me ndeshjen që do të nisë në orën 13:45. Trajneri Orges Shehi ka skicuar edhe formacionin me të cilën Tirana do të zbresë sot në fushë.
Tekniku bardheblu do të hedhë në fushë lojtarët më të mirë që ka në dispozicion, ndërsa mungesa e madhe është ajo e Redon Xhixhës të dëmtuar.
Në portë si zakonisht do të luajë Bekaj, në mbrojtje, Toshevski, Behiratche, Hoxhallari, Ismajlgeci, në mesfushë Toli do të lihet në stol dhe do të luajnë Najdovski, Totre dhe Limaj. Sulmi i Tiranës do të përbëhet nga 3-shja, Seferi, Gjumsi dhe Ngoo.
Poll