Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

TIRANA "mbush" arkat, shitja e Ernest MUÇIT nderon bardheblutë

Shkruar nga NEWSPORT

Tirana zyrtarizoi dje shitjen e Ernest Muçit te Legia e Varshavës. Kampionët e Polonisë ia dolën të bindin bardheblutë, teksa në garë për 19 vjeçarin e sulmit ishin disa skuadra. Veç shumës së arkëtuar, Tirana tregoi se është në rrugën e duhur me prodhimet e Akademisë, duke korrur sukseset e besimit te të rinjtë.

Muçi prej 3 sezonesh aktivizohej me ekipin e parë të Tiranës, me 19 vjeçarin që ishte kthyer në një lider në sulm. Kampionët në fuqi të Shqipërisë pritet të përfitojnë 500 mijë euro nga shitja e Muçit.

Gjysma e parë e shumës prej 250 mijë eurosh do të paguhet menjëherë, ndërsa gjysma tjetër në verë, ndërsa bardheblutë ia kanë dalë të mbajnë një pjesë të kartonit të lojtarit. Gjithashtu në marrëveshjen me palëve flitet për bonuese që bardheblutë do përfitojnë nga aktivizimi, golat e sulmuesit kuqezi dhe pjesëmarrjet në Europë.

Muçi në stadiumin e Legia
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga