
Albi Doka është një nga lojtarët e Tiranës që i përfundon kontrata në fund të këtij edicioni futbollistik. Drejtuesit bardheblu kanë nisur nga puna për të arritur marrëveshjen e rinovimit. Deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete duke qenë se dëshira e lojtarit të linjës së djathtë është të provojë një aventurë jashtë vendit.
Megjithatë kryeqytetasit nuk duan të humbasin një futbollist për të cilin kanë investuar, ndaj i kanë ofruar rinovimin. Pritet me interes të shihet se si do të përfundojë ky "operacion". 22-vjeçari ka qenë pjesë e rëndësishme e bardhebluve, por luhatjet e formës së tij e kanë lënë jashtë formacionit. Ofertat në drejtim të tij s'kanë munguar, ndaj tashmë duhet të vijë rinovimi në mënyrë që Tirana mos të humbë një futbollist me cilësitë e të riut kryeqytetas.