Tirana nuk bëri një nisje të mirë të sezonit. Bardheblutë e nisën keq, por me kalimin e javëve, gjërat u përmirësuan ndjeshëm, saqë tani është në garë për titullin.
Kalendari nuk do jetë dhe aq i lehtë për kampionët në fuqi, pasi 3 ndeshjet e rradhës luhen në transfertë. Fillimisht, këtë të shtunë udhëton në Korçë, për "betejën" ndaj Skënderbeut. Më pas, me 18 prill është në program sfida ndaj Kukësit. Me 24 prill, Teuta është rivali i rradhës, në Niko Dovana. Këto takime mbartin një rëndësi të veçantë, pasi në kampin kryeqytetas kërkojnë vazhdimësinë, siu e vetmja mënyrë për të qënë përpara.
Tirana renditet në vendin e pestë me 41 pikë, 3 më pak sesa Laçi e Partizani, të cilat renditen respektivisht në vendin e 3-të dhe të katërt.
