Tirana do të përballet ditën e sotme kundër Erzenit. Bardheblutë do të presin shijakasit në “Selman Stermasi” për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Superiores.
Orges Shehi duket se kërkon të “rifreskojë” ekipin duke bërë rotacion. Tekniku i kryeqytetasve ka vendosur të çlodhë disa lojtarë para derbit me Partizanin. Dhe në këtë sfidë pritet të jenë në fushë lojtarë që nuk kanë shumë minuta loje në këmbë këtë sezon.
Por duket se Shehi e ka gati planin për të përballuar shijakasit.
FORMACIONET E MUNDSHME:
Tirana (4-3-3): Lika; Mici, Hoxhallari, Lulaj, Haxhiu; Lushkja, Najdovski, Hila; Latifi, Kaina, Hasani. / Trajner: Orges Shehi.
Erzeni (4-1-4-1): Hasanbelli; Peposhi, Atanda, Sadiki, Osmanllari; Alba; Meçja, Zeka, Kahrimanovic, Maliqi; Mihana. / Trajner: Alfred Deliallisi