
Pas Partizanit është radha e klubit të Tiranës për të reaguar rreth ndarjes së papritur nga jeta të një prej ikonave të futbollit kryeqytetas dhe atij shqiptar.
Përmes një statusi në rrjetin social "Facebook", klubi bardheblu ka shprehur ngushëllimet për familjen Frashëri, teksa ka konfirmuar se do i qëndrojë pranë në këtë moment të vështirë.
Në reagimin e bardhebluve, thuhet më tej se homazhet do të mbahen nesër në stadiumin "Selman Stërmasi" nga ora 12:30 deri në 14:00.
"U prehsh ne paqe Fatmir Frasheri. Eshte ndare sot nga jeta Fatmir Frasheri, nje nga ikonat e familjes bardheblu. Ish futbollist, trajner dhe pjese e rendesishme e historise se klubit. Klubi i Futbollit Tirana i gjendet prane familjes Frasheri ne kete moment te veshtire. Homazhet do te mbahen neser, nga ora 12:30 - 14:00 prane stadiumit "Selman Stermasi". Lamtumire kampion!"-thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.