
Tirana fiton më në fund pas 5 muajsh. Merr tre pikë mjaft të vlefshme dhe Taku zhbllokohet më në fund pas asaj kohe mjaft të gjatë pa shënuar. Trajneri Mirel Josa ka folur pas përfundimit të takimit për Supersport.
"Nuk është ky momenti që unë të jem i kënaqur me skuadrën. Sot u fitua loja dhe mund të themi se dhe dy ndeshjet e fundit kemi krijuar lojë të bukur të cilat janë vendosur nga episodet.
Sot na duhej patjetër fitorja dhe kemi ardhur në një pikë ku dhe mua më vjen turp që kishim 5 muaj pa fituar. Edhe pse fituam sot nuk do të thotë se kanë ikur problemet nga Tirana.
Mua nuk më intereson fare Kupa e Shqipërisë, më intereson vetëm mbijetesa dhe për finalen mendoj që skuadra dhe unë të mbijetojmë", përfundoi Josa.