Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Tirana është shtëpia ime”, Mario Morina zbulon: Kam refuzuar PARTIZANIN, shumë njerëzve nuk u pëlqen fitimi i titullit

Shkruar nga NEWSPORT
“Tirana është shtëpia ime”, Mario Morina zbulon: Kam

Mario Morina është një nga afrimet e Tiranës në merkaton e janarit. Sulmuesi pas aventurës në Kosovë, u rikthye sërish te bardheblutë. Këtë sezon, Morina nuk është pjesë e formacionit, por kërkon që t'i japi një dorë skuadrës për fitimin e titullit kampion. Në një lidhje me “Fan Zone”, Morina zbuloi gjithashtu që ka refuzuar një ofertë nga Partizani në të kaluarën.

“Jam I gëzuar që do të filloj futbolli pasi u bën dy muaj, po të rrinim edhe dy muaj të tjerë I bie të ndryshojmë zanatin. Kam bërë gabuar pasi kam dashur gjithmonë të qendroj në Tiranë pranë familjes time e tani jemi në rrugën e duhur për të fituar titullin.

Kam luajtur 10 vite në Superligë dhe kur kam ardhur te Tirana kam ardhur në momente të mira dhe qenkam si ogur I mirë për klubin”.

Titulli? “Njerëzit e paskan problem që të fitojë Tirana pasi shikojmë që thonë që lojtarët e Tiranës po stërviten. Të gjithë janë stërvitur, por ne nuk kemi thënë asgjë për këta lojtarë. Ne e duam titullin në fushë pasi shikoj që shumë njerëzve nuk u pëlqen. Ne shpresojmë që të ndodhi të fitojmë titullin e besoj se do të ndodhi.

Unë jam gëzuar shumë që Batha ka shënuar dy gola në derbi pasi e njoh që te moshat, plus edhe llafet që u thanë kur erdhi te Tirana pasi ishte pjesë e Partizanit.

Karantina na ka mësuar të shikojmë shumë lumenj e shumë vende të tjera në Tiranë pasi aq shumë kemi dalë”.

Firma me Partizanin? “Kur Partizani ka pasur drejtues edhe trajner të rinj kam pasur oferta, por nuk kam shkuar aty dhe kështu e kam ndier”.

Rikthimi te Tirana? “Unë kam që 7 vjeç te ky klub dhe Tirana është shtëpia ime. Dua të falenderoj presidentin Halili dhe klubin që më mori sërish.

Jeta e natës? “Tani e kam lënë pasi edhe mosha bën të veten. Edhe pse dilja natën kam qenë rezultativ në fushë”.

“Shpresoj që të qendroj këtu deri në fund të sezonit pasi kam luajtur me klube të rëndësishme si Skënderbeu dhe Prishtina. Më kanë ngelur peng titulli me Prishtinën pasi ishim shumë pranë”.

Egbo? “Trajneri ka vite që është pjesë e Tiranës dhe e njeh më mirë se disa trajner të tjerë. Ka mësuar shumë gjëra edhe presionin që ka Tirana. Ka menaxhuar grupin dhe ka dalë rezultativ”.

Kë keni më shumë frikë te Tirana? “Ne nuk kemi frikë nga asnjë. Në të kaluarën nuk ka qenë Goldi, por drejtues të tjerë që nga shikojnë, ndërsa i ruhemi gjobave më shumë”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga