Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

''Tirana është klubi më i madh në Shqipëri'', Egbo ''SMS'' kritikëve: Nuk është fat kur ndodh 20 herë, racizmi...

Shkruar nga NEWSPORT
''Tirana është klubi më i madh në

Tirana luan nesër pasdite në Laç një transfertë mjaft të vështirë (17.45). Bardheblutë kanë fituar tashmë matematikisht titullin kampion dhe do kërkojnë të respektojnë kampionatin deri në fund. Në konferencën e zakonshme për shtyp, trajneri Egbo ka folur për shumë tema. Ai shprehet i lumtur që drejton klubin kryeqyetats.

''Ofertat? Është diçka personale, që nuk kam nevojë ta komentoj. Nuk ka mbaruar ende kampionati. Janë edhe 2 ndeshje për t'u luajtur, plus edhe finalen e Kupës. Klubi i Tiranës nuk është një klub i thjeshtë, është kënaqësi ta drejtosh këtë klub të madh në Shqipëri. Për mua nuk është përmbush ende misioni. Jemi në gjysmën e rrugës. Kur të fitojmë Kupën, atëherë do të kemi përmbushur çdo objektiv që është vendosur në fillim të sezonit.

E ardhmja? E thashë dhe më lartë, është klubi më i madh në Shqipëri, nuk ka trajner që nuk do ta drejtojë këtë ekip. Kemi punë për të bërë, kur të mbarojmë punën, do të shikoni lajmet në vazhdim. Nuk dua ta hap si temë fare, sepse e di si do të mbarojnë gjërat. Do keni lajme në vazhdim.

A ishte kërkesë e juaja Avdijaj? Normale, ku është parë, që ekipi të bëjë merkato dhe trajneri të mos marrë pjesë. Në fund të fundit, është trajneri ai që do të drejtojë ekipin. Duhet ta dijë çfarë lojtarësh vijnë, duhet të jetë në të mirën e klubit, skuadrës si strategji, edhe si vendosje për ekipin brenda fushës. Është puna e përbashkët mes trajnerit, drejtorit dhe në vazhdim.

Formacioni Anti Laç? Gjithmonë do të shohim lojtarët që janë gati për ndeshjen e nesërme. Ata do të jenë gati për ndeshjen e nesërme. Nuk ka kursim. Ka lojtar që kanë pushuar dhe mund të pushojnë edhe nesër. Jemi në rregull. Lojtarët që e shikoj që do të japim maksimumin, do të jenë në fushë nesër. Çdo lojtar është i rëndësishëm dhe duhet të jap maksimumin.

Bisedat për të ardhmen? Nuk e di pse të gjithë këtë pyetje. Kemi ndeshje me Laçin nesër. Aty e kam gjithë vëmendjen. Deri në finale duhet të marrim maksimumin nga të gjitha ndeshjet. Duhet të marrim Kupën se s'bën. Do të jetë gjithçka shumë e madhe nëse i fitojmë të dyja për 100-vjetor. Aty e kam mendjen.

Skeptikët? Në qoftë se ndodh diçka 1 herë, quhet fat, por në qoftë se ndodh 17-20 herë nuk quhet fat. Unë jam i bekuar nga Zoti që e kam emrin Emanuel Egbo. Zoti është me mua. Kur të mbarojë çdogjë do të flasim. Zoti ka pjesë në këtë arritje. Zoti nuk ka zbritur nga qielli, por është në stafin tim, në këto objektiv që kemi arritur deri tani. Falenderoj të gjithë skeptikët, se më kanë bërë më të fuqishëm për të vazhduar punën time.

Racizmi? Ndoshta e kanë keqkutuar si e kanë shpjeguar. Sepse unë thashë që është diçka e vështirë të pranohet nga disa. Unë kam pasur mbështetje nga shumica e njerëzve në Shqipëri. Nga tifozët, ata që kanë qenë pozitivë. Tirana ka dalë kampion sepse ka qenë e rrethuar me njerëz pozitivë.

Ka qenë e rrethuar me harmoni, si një familje. Ka pasur edhe nga ata që nuk kanë dashur ta fitojë Tirana titullin. Gjërat duhen thënë troç. Ka njerëz që kanë folur keq edhe kur kemi qenë duke fituar, prap nuk kanë qenë të kënaqur. Në qoftë se unë do të hap telefonin dhe do të tregoj mesazhet, shumë trajnerë shqiptarë më kanë uruar. Pozitiviteti më jep më shumë fuqi, për të dhënë maksimumin. Jemi përkushtuar shumë deri në fitimin e kampionatit. Gjerat janë siç janë, disa të vërteta duhen thënë. Etika? Jam i fokusuar diku tjetër'' - pohon Egbo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga