Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

TIRANA e “sakatuar” para derbit, në stol vetëm 4 lojtarë që kanë provuar Superioren

Shkruar nga NEWSPORT
TIRANA e “sakatuar” para derbit, në stol vetëm 4

Tirana do të luajë të mërkurën kundër Partizanit në kuadër të javës së 33-të të Superiores. Një sfidë që vlen për 3 pikë, por edhe për prestigjin e këtyre dy ekipeve. Situata në kampin e bardhebluve nuk është aspak e qetë. Problemet me dëmtimet dhe penalizimet prej kartonëve i kanë hapur punë trajnerit Orges Shehi. Si të mos mjaftonte organika e cunguar në këtë pjesë të dytë sezonit, tashmë tekniku kampion duhet të bëjë pa shërbimet e Florent Hasanit, Ardit Hilës dhe Jocelin Behiratches. Sakaq të dëmtuar janë Patrick dhe Dijar Nikqi.

Në përballjen me të kuqtë, Tirana do të shkojë me një stol ku elementët cilësorë mungojnë. E thënë ndryshe, kampionët e Shqipërisë nuk kanë luksin të kenë zëvendësues futbollistë që kanë provuar Superioren. Veç Ilion Likës, Shehi ka në dispozicion Isenin. Ndërkohë në mesfushë mbetet Qefalija, ndërsa në sulm njëri prej dyshes Berisha – Gjumsi. Në këtë mënyrë, kampionët e Shqipërisë janë të detyruar të hedhin sytë nga Akademia, së paku për të pasur 18-shen e plotë për këtë ndeshje delikate të “Air Albania”-s. Interesi pritet të jetë i madh nga ana e tifozëve që kanë nisur të blejnë biletat e tyre.

Ndeshja Tirana – Partizani është programuar të zhvillohet në datën 17 maj, në orën 18:30, në stadiumin “Air Albania”. Bardheblutë kryesojnë Superioren me 59 pikë, të ndjekur nga Partizani me 2 pikë më pak. Një barazim ose triumf në derbi do t’i jepte një dorë të madhe kampionëve drejt trofeut të radhës. Ndërsa një humbje me siguri do të bëjë që bardheblutë të “lajnë duart” me titullin kampion.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga