
Nesër, Tirana do të luajë kundër Kukësit në kuadër të javës së 21-të të Superiores. Bardheblutë e kryeqytetit kanë 35 muaj që nuk kanë humbur në shtëpi kundër verilindorëve. Ndaj nesër skuadra e drejtuar nga Mirel Josa do të tentojë ta thellojë këtë rekord. Megjithatë edhe Kukësi do të kërkojë të marrë një fitore, për të vazhduar rrugën e nisur drejt titullit kampion.
Hera e fundit që bardheblutë janë mundur nga Kukësi në shtëpi, daton në 16 mars 2014, kur Sokol Çikalleshi arrinte të shënonte dy gola. Kujtojmë që ndeshja Tirana - Kukësi është përcaktuar të luhet ditën e nesërme, në orën 17:00, në stadiumin "Selman Stërmasi".
Poll