
Tijjani Reijnders foli në një intervistë për Mediaset para ndeshjes me Lazion. Mesfushori holandez ka treguar tashmë cilësitë e tij që në fazën parasezonale dhe u shpreh se ai bashkë me shokët e skuadrës mund t’ja dalin të fitojnë kampionatin.
“Menjëherë u ndjeva si në shtëpinë time. Jam shumë i lumtur që jam te Milani. Çdo ditë mësoj diçka të re. Seria A nuk është e lehtë, sigurisht që është ndryshe në krahasim me ligën holandeze dhe për këtë arsye në çdo ndeshje po mësoj diçka të re.
Gjithmonë përpiqem të krijoj mundësitë për të shënuar gola në çdo ndeshje, duke ndihmuar ekipin duke u përpjekur të shënojë vetë gjithashtu, por ende nuk kam pasur sukses. Më pëlqen roli që më ka dhënë Pioli , si mesfushor sulmues. Më pëlqen të sulmoj, por roli që po luaj është ai që më pëlqen më shumë.
Ne besojmë se mund ta fitojmë kampionatin, kemi një ekip të shkëlqyer dhe madje edhe ata që nuk startojnë në mesin e 11 titullarëve bëjnë një punë të mirë. Ka shumë cilësi dhe jam i sigurt ne mund të bëjmë gjëra