
Tifozët serb kanë shprehur pakënaqësi për pranimin e Kosovës nga UEFA dhe FIFA. Ata që e kanë bërë një gjë të tillë ishin tifozët e Crvena Zvezdës, duke shpalosur pankarta me një nen të UEFA-s ku thuhet se pjesë e kësaj organizate mund të jenë vetëm ato shtete që njihen nga OKB-ja.
"Anëtar i Federatës së Futbollit të Europës mund të jetë çdo vend i këtij kontinenti, i cili është pranuar nga Kombet e Bashkuara dhe është përgjegjës për organizimin dhe përfshirjen e çështjeve të futbollit në vendin e tyre", shkruhej në pankartat e serbëve.
Poll