Duket që ky europian nuk do kalojë pa trazira. Një grup prej 20 vetash, që ishin tifozët e Lokomotivës Së Moskës sulmuan një nga turmat angleze që ishin mbledhur në Marsejë. Policia ndërmori veprime të shpejta duke neutralizuar sherrin e krijuar mes dy turmave, duke përdorur gaz lotësjellës. Pati disa të arrestuar që u shoqëruan në polici.

Ky ishte një sulm i ngjashëm me atë të natës së fundit , kur tifozët e Olimpik Marsejë sulmuan tifozët anglezë.