
Partizani do të luajë ditën e nesërme sfidën e parë të Conference League ndaj FC Sfintul Gheorghe. Ndeshja do të luhet në "Elbasan Arena" dhe ditën e sotme në konferencën për shtyp në krah të trajnerit Daja ishte edhe kapiteni Alban Hoxha. Gardiani i portës, ka analizuar kundërshtarin, ndryshimin e rregullit të golit jashtë fushe, por edhe tifozët. Hoxha u shpreh se tifozët janë lojtari i 12-të dhe do të jenë një mbështetje e madhe për ekipin.
"E kemi studiuar kundërshtarin, e njohim përmes videove që kemi parë në analiza. Mendoj se e kemi
marrë informacionin bazë dhe mënyrën se si luan kundërshtari. Megjithatë mendoj se nesër gjatë ndeshjes do e
njohim akoma më mirë".
Ndeshja e parë?
"Është shumë e rëndësishme. Nëse bën mirë në ndeshjen e parë, besoj se të dytën mund ta kesh akoma
më të thjeshtë. Ne shpresojmë që të bëjmë mirë që nesër, të jemi të përqendruar, që kur të ikim në Moldavi ta
kemi më të thjeshtë. Shpresoj të shënojmë shpejt dhe sa më shumë, që ta kemi më të lehtë atje".
Hera e parë në Ligën e Konferencës për shumë lojtarë?
"Mendoj se është emocion për lojtarin kur prezantohet menjëherë në Ligën e Konferencës, aq më tepër
që ka qenë një periudhë pa ndeshje dhe lojtarët nuk janë ende në ritëm. Megjithatë jemi grup dhe po ishe pjesë e
grupit, një lojtar i ardhur i ri e ka më të thjeshtë. E kemi treguar gjithmonë se jemi grup i mirë dhe mendoj se lojtarët
e rinj do e kenë më të lehtë prezantimin nesër".
Ndryshimi i rregullit të golit jasht fushe?
"Nuk e di si ta shpjegoj pjesën e golit të fushës. Për ne ishte gjë e mirë, pasi luftonin për një gol jashtë.
Duke parë ekipet që janë futur në Conference League, ku ekipet janë aty-aty, mendoj se nuk do të ndikojë shumë".
Tifozët?
"Na kanë munguar, na kanë munguar shumë. Ata kanë qenë të shumtë në kampionat. U bë gati një vit e
më shumë që nuk janë dhe kur shikoje ndeshjet dukeshin si ndeshje kontrolli. Kjo është gjë e mirë, rikthimi i
tifozëve, dhe këtë e shohim edhe në Europian ku janë të pranishëm dhe ka tjetër fytyrë. Kështu që për mua është
shumë gjë e mirë që janë rikthyer tifozët. Nesër do jenë të shumtë dhe do jenë tamam lojtari jonë i 12-të".