Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tifozë të Tiranës, zbuloni kur del në shitje fanella e re bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT

Tirana, ashtu si 9 ekipet e tjera të Superiores, bëhet gati të nisë sezonin e ri. I vjetshmi u hodh pas me plot ulje-ngritje e mes shumë polemikash e vuajtjesh për shkak të mungesave në ekip qoftë dëmtimë, qoftë largime. Por, ky i sivjetshmi pritet të jetë ndryshe. Drjetuesit i kanë mundësuar trajnerit Shehi një ekip të dubluar në çdo pozicion me lojtarë të afirmuar në Superiore.

Objektivi është një dhe i vetëm: Titulli kampion. Lojtarë si Hoxhallari, Doka, Selmani, Latifi, Jonuzi, Nunes, Mici u afruan vetëm për këtë qëllim duke u bashkuar të tjerëve si Hasani, Lushkja, Deliu, Abazaj apo Najdovski.

Tifozët presin me padurim të dielën, ku në ‘Elbasan Arena’ Tirana sfidon Dinamon në derbin e javës së parë. Lojtarët do të zbresin në fushë me fanellat e reja dhe dashamirësit dëshirojnë gjithshtu të mbajnë veshur bardheblunë e 103 vjetorit. Goldi Halili, përgjegjësja për marketingun e klubit, ka zbuluar më në fund datën se kur do të dalin në shitje. 26 gusht, pasnesër, fanella e re e Tiranës do të jetë në gjendje në të gjitha pikat e shitjes së dyqaneve Cohl’s.

[gallery jnewsslider="true" jnewsslider_zoom="true" jnewsslider_title="Fanella e re e Tiranes" ids="704142,704143,704144,704146,704147,704148"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga