Hollanda dhe Anglia takohen sonte në mbrëmje për të luajtur një ndeshje miqësore në Amstredam. Ky takim pritet të startojë sonte prej orës 20:45.
Përpara kësaj ndeshjeje, ditën e sotme ka patur mjaft trazira në rrugët e Amsterdamit dhe shkak për këtë kanë qenë tifozët e pandreqshëm të Anglisë të cilët nuk kanë mundur të jenë të qetë as në një takim miqësor.
Një grup i dehur i tifozerisë angleze ka filluar të krijojë trazira dhe kanë thyer shishe nëpër rrugë. Kjo ka bërë që policia të marrë masa duke arrestuar 25 tifozë.

Galeria fotografike ()
Poll
