Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

TIFOGRUPET shqiptare bëjnë thirrjen: Bashkë për Kosovë-Maqedoni! Dilema për Shvercerat dhe grupimet e tifozëve nga Shqipëria (Euro2020)

Shkruar nga NEWSPORT
TIFOGRUPET shqiptare bëjnë thirrjen: Bashkë për

Një status në rrjetet sociale e Dardanëve të Tetovës për ndeshjen Kosovë - Maqedoni e Veriut në 26 mars të këtij viti, ka ngritur "temepraturat" në rrjetet sociale me debate nga gjithë anët për tifogrupet prezent në stadium.

Shkak i këtij reagimi të organizuar, siç mëson Neësport.al, është pikërisht organizimi i tifogrupeve maqedonase, të shpallura edhe ato më parë në rrjetet sociale.

Ndaj, shqiptarët e trevave, nuk kanë ngurruar të organizohen.

"Tifo-grupi nga Tetova - Ballistët, i bashkohen Dardanëve për ndeshjën gjysëm-finale kundër maqedonëve. Shqiptarët do pushtojnë rrugët e Shkupit, të enjtën e 26 marsit. Kosova në EURO2020" shkruajnë Dardanët në rrjetin e tyre social, duke ftuar gjithë tifozët të bashkohen.

Por menjëherë aty nga komentet, shihet se edhe mes shqiptarëve krijohen ndasi. Disa pretendojnë se një grupim shqiptarësh siç janë "Shvercerat" nuk do të jenë prezent në këtë lloj organizimi.

Disa pyesin nëse ka një deklaratë të grupimit (dhe deri tani askush nuk është shprehur publikisht), ndërsa të tjerë lënë të kuptohet se ata e kanë vendosur të mos bashkohen me dy tifogrupet.

Nga Shqipëria, as Tifozët Kuq e Zi, dhe as tifogrupe të organizuara të kampionatit shqiptar nuk janë ndjerë.

Duket se tifozët shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë po i japin "ngjyra nacionaliste" një ndeshje të rëndësishme të dy ekipeve, që luhet në kuadër të EURO 2020.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga