Vllaznia luan nesër me Tiranën në “Air Albania”, në 19:45. Sfida vlen për javën e 16 në Superligë, me kuqeblutë që kanë një transfertë jo të lehtë me kryesuesit. Përpara duelit të Superligës, trajneri i shkodranëve Thomas Brdaric ka kërkuar maksimumin në një duel që për tifozët dhe futbollin në Shqipëri është i rëndësishëm, teksa cilësohet ndryshe si “Klasikja”.
“Gati për Klasiken? E di sesa e rëndësishme është kjo ndeshje për skuadrën tonë, tifozët dhe futbollin në Shqipëri. Jemi mëse gati për këtë ndeshje dhe do japim më të mirën. 8 pikë diferenca? Janë tre pikë të rëndësishme, duhet të japim më të mirën dhe të përqëndrohemi nesër. Kampionati është i gjatë, të fokusohemi nesër te Tirana.
Në ndeshjet e fundit kemi bërë mirë, jemi të kënaqur për këtë. Merkato e janarit dhe “jo” e Vllaznisë? Ne jemi një skuadër e fortë, kemi besim te ekipi, ka konkurrencë për ne dhe ky është avantazh, jemi të kënaqur.
Si mundet Tirana? Lojtarëve ju them që të ndihemi mirë, të japim maksimumin dhe gjërat do shpërblehen”, tha Brdaric.