Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Thirrje për distancim fizik, "stop" futbollit për 3 muaj, "JO" tifozët në stadium... Por, shihni ç'ndodh me kryetarin e Bashkisë në Tiranë

Shkruar nga NEWSPORT


U deshën plot 3 muaj pushim që futbolli të riniste sërish aktivitetin. Qeveria pezulloi lojën më të ndjekur në botë për shkak të pandemisë së COVID-19. Në një moment kur shifrat e të prekurve ishin me një kurbë të sheshtë, çdo gjë në vend u paralizua, përfshirë edhe sportin.

Tanimë që numri i të infektuarve ka arritur pikën më të lartë, jeta ka rifilluar normalisht. Edhe aktivitetet futbollistike kanë rinisur, por pa praninë e spektatorëve.

Çdo ditë në televizione bëhet thirrje për distancim fizik, ndërsa vetë ata që na qeverisin duken se s'pyesin shumë për rregulla. Mbrëmjen e djeshme, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka qenë duke luajtur futboll me miqtë e tij në një nga kalçetot e kryeqytetit.

Newsport.al ka siguruar një foto ku ai shihet i ulur duke ndjekur ekipin e tij. Këmbët e kanë tradhëtuar dhe ai s'ka mundur ta përfundojë takimin. Me disa miq që i qëndrojnë pranë, askush nuk pyet për distancim fizik. Tifozët në stadium s'i lejojnë, por vetë kryetari i Bashkisë preferon të bëjë të tillin pikërisht në një kalçeto, aty ku në fushë prodhohet spektakli dhe në portë përfundon topi. /Newsport.al/

Erion Veliaj në kalçeto
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga