Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Pep është mjeshtri”, ish kapiteni i “The Citizens” flet përpara supersfidës Arsenal-Manchester City

Shkruar nga NEWSPORT
“Pep është mjeshtri”, ish kapiteni i “The

Kolo Toure ka folur përpara ndeshjes Arsenal-Manchester City. Sfida është e vlefshme për kreun e renditjes në Premier League. Toure ka luajtur me të dyja skuadrat.

Me Arsenal ai ke qenë pjesë e ekipit nga 2001-2009 duke fituar dy kampionate. Ndërsa me City ai ka qenë pjesë nga 2009-2013, duke fituar FA Cup dhe Premier League si kapiten i ekipit. Ai nuk ka ngurruar të flas përpara supersfidës së javës në Angli. Toure ka lavdëruar Guardiolën për aftësitë e tij, por edhe “nxënësin” e tij Artetën.

“Arteta ka mësuar nga Pep dhe ai i di të gjitha truket e tij dhe taktikat e tij. Kjo do ta ndihmojë shumë Arsenal, por në të njëjtën kohë Pep është mjeshtri”, shprehet Toure. “Ai e ka treguar këtë kohë pas kohe në çdo vend edhe në Angli. Nuk ka rëndësi aftësitë e lojtarëve të tij dhe kundërshtarët e tij, ai gjtihmonë gjen zgjidhje të ndryshme që ta bëjë ekipin e tij të luaj më mirë. Pep është një trajner i vështirë për t’u përballur”, ka përfunduar Kolo Toure.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga