Armend Thaqi pritej të firmoste me skuadrën e Kukësit për sezonin e ri. Por, kjo nuk ka ndodhur pasi tashmë klubi i Prishtinës ka zyrtarizuar mbrojtësin e djathtë si përforcimin e radhës me ekipin bardhekaltër. 25-vjeçari ka folur pas hedhjes së firmës në kontratë ku ka deklaruar:
"Vendosa të rikthehem për shkak kushteve të ofruara dhe normalisht pjesëmarrja në Kupat e Evropës. Prishtina ka qenë, por sidomos tash, do të jetë ekip jashtëzakonisht i mirë. Pres të vazhdoj me paraqitje të mira. Skuadra ka trajnerë që është e tepërt të flasim çka do më shumë, sepse ai është dëshmuar edhe në Kupat e Evropës dhe kuptohet sëbashku për qëllim kemi që ekipi të ketë paraqitje sa më të mirë në Evropë dhe të rikthejmë titullin e kampionit.
Po ashtu jam shumë i kënaqur që me mua është bashkuar edhe mbrojtësi e bashkëlojtari im Leotrim Bekteshi me të cilin kam kaluar 2 vite fantastike me të. Është djalë shembullor, profesionist i vërtet dhe shpresoj shumë që do të vazhdoj edhe me Prishtinën formën përformancën e lartë që ka tregu me Gjilanin", ka thënë Thaqi.
Kujtojmë që Armend Thaqi ishte pjesë e Prishtinës para 2 sezonesh, ndërsa sot ka zgjedhur të rinisë sërish aventurën në klubin bardhekaltër.
[gallery size="full" columns="1" ids="241164"]